Xhamia e Plumbit, restaurimi në përfundim – Objekti i rrallë pritet të hapë dyert për besimtarët dhe vizitorët brenda muajit maj

xhamia restaurim adi

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit dhe rikualifikimi i territorit përreth saj pritet të përfundojë brenda pak javësh.

 Sipas zbatuesve të projektit tashmë janë kryer mbi 90 % e punimeve.

Projekti, i cili po zbatohet prej dy vitesh, ka përfshirë restaurimin e brendshëm dhe të jashtëm të objektit, duke e çliruar atë nga ndërhyrjet e gabuara ndër vite, si përdorimi pa kriter i suvase së çimentos.

 Gjithashtu, është realizuar hidroizolimi dhe veshja me plumb e kupolave dhe qemereve, si dhe është ringritur minarja e xhamisë.

Sipas specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, procesi i restaurimit është kryer me kujdes maksimal dhe teknika të avancuara, pa cenuar autenticitetin arkitektonik dhe historik që ky objekt mbart.

Përveç restaurimit, është realizuar edhe ajo që vlerësohet si ndërhyrja më e rëndësishme dhe delikate e projektit, ndërtimi i digës për mbrojtjen e xhamisë, nga vërshimi ujërave, si dhe krijimi i një sistemi të sigurt kullimi.

Këto investime pritet të zgjidhin përfundimisht problemin e përmbytjeve që kanë prekur xhaminë sa herë ka pasur reshje intensive, për shkak të afërsisë së saj me lumenjtë Kir dhe Drin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.