Lajme

Xhamia e Plumbit – Objekti i kultit po kthehet në identitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër përbën një ndër objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Prej disa kohësh ajo i është nënshtruar ndërhyrjes që pritet t’i japë fund problematikës së lidhur me përmbytjen e saj në mënyrë të vazhdueshme. Punimet po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa shumë shpejt pritet që ky objekt kulti të kthehet në identitet.

Para pak muajsh përfunduan punimet për ndërtimin  e strukturës mbrojtëse nga përmbytjet . Ndërsa brenda rrethimit janë vendosur dhe një sistem pompash që bëjnë të mundur edhe largimin e ujit rreth xhamisë.

Ky project, që po zbatohet për herë të parë në vendin tone, pritet  t’i japë zgjidhje këtij fenomeni, që jo vetëm e bën të papërdorshme Xhaminë e “Plumbit”, por edhe i ka dëmtuar vlera të saj.

Duke qenë Monument Kulture që prej vitit 1948, Xhamia e Plumbit pritet të jetë në fokusin e vizitorëve si një objekt me interes për ta.

Ajo është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës dhe është xhamia më e madhe e stilit osman që ruhet në Shqipëri, me ndërthurjen edhe të arkitekturave të tjera.

Në vitin 1967, kur edhe zyrtarisht u ndalua feja në Shqipëri, xhamia pësoi dëmtime, sidomos me rrënimin e minares, ndërkohë në periudha të ndryshme ajo nuk është përdorur zyrtarisht për kryerjen e riteve.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

5 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

7 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

8 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

8 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

8 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

8 hours ago