Xhamia e Plumbit – Objekti i kultit po kthehet në identitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër përbën një ndër objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
Prej disa kohësh ajo i është nënshtruar ndërhyrjes që pritet t’i japë fund problematikës së lidhur me përmbytjen e saj në mënyrë të vazhdueshme. Punimet po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa shumë shpejt pritet që ky objekt kulti të kthehet në identitet.
Para pak muajsh përfunduan punimet për ndërtimin e strukturës mbrojtëse nga përmbytjet . Ndërsa brenda rrethimit janë vendosur dhe një sistem pompash që bëjnë të mundur edhe largimin e ujit rreth xhamisë.
Ky project, që po zbatohet për herë të parë në vendin tone, pritet t’i japë zgjidhje këtij fenomeni, që jo vetëm e bën të papërdorshme Xhaminë e “Plumbit”, por edhe i ka dëmtuar vlera të saj.
Duke qenë Monument Kulture që prej vitit 1948, Xhamia e Plumbit pritet të jetë në fokusin e vizitorëve si një objekt me interes për ta.
Ajo është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës dhe është xhamia më e madhe e stilit osman që ruhet në Shqipëri, me ndërthurjen edhe të arkitekturave të tjera.
Në vitin 1967, kur edhe zyrtarisht u ndalua feja në Shqipëri, xhamia pësoi dëmtime, sidomos me rrënimin e minares, ndërkohë në periudha të ndryshme ajo nuk është përdorur zyrtarisht për kryerjen e riteve.