Voton Elisa Spiropali- Kryeparlamentarja: Sot është dita e shqiptarëve, të tregohemi evropianë

Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali pasi ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në zonën e ‘Parkut Olimpik’, ka deklaruar se sot është dita e kombit dhe qytetarëve shqiptarë.

Për këtë arsye, ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht dhe se të gjithë duhet “të tregojmë që jemi europianë me mendje dhe me zemër, në ideale por edhe në standarde”.

Ajo shtoi se sa më shumë të ushtrohet sot e drejta e votës është një përgjegjësi qytetare.

Faleminderit juve që keni dalë herët për të pasqyruar këtë ditë të demokracisë. Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, sot është dita e shtetit, sot është dita e kombit, sot është dita e Shqipërisë. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj thirrjeje, të votojnë sot me qytetari ashtu sicc është zhvilluar fushata zgjedhore, t’u tregojmë që jemi europianë me mendje dhe me zemër, në ideale por edhe në standarde. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë”,  u shpreh Spiropali pasi ushtroi të drejtën e votës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.