Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt

PD ruan ende 2 qarqe

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin. Deri më tani, kur janë numëruar 2.442 nga 5.225 qendra votimi gjithsej, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 52.74% të votave në shkallë vendi, duke mbajtur epërsinë në shumicën e qarqeve. Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka 34.04% të votave në nivel kombëtar. Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 3.93%.

Ajo që vihet re është se partitë e reja “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe partia Mundësia e Agron Shehaj kanë marrë gjithashtu një përqindje të konsiderueshme, konkretisht NISMA-SHB ka marrë 21.384 vota ose 3.37% dhe Partia Mundësia ka marrë 17.347 vota ose 2.74%. Nga votat e numëruara deri tani Partia Demokratike ka një rezultat më të lartë në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, deri në orën 19:00 të dielës së 11 majit, vetëm 42,17% e qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë. Përveç fletëvotimeve brenda vendit, për herë të parë sivjet do të numërohen edhe të paktën 194.889 zarfe të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit.

Zhvillimet minutë pas minute

18:25 | Mbyllet numërimi në Bashkinë Belsh, PS fituese me 56.99% të votave.

Është mbyllur numërimi në bashkinë Belsh të qarkut të Elbasanit, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave. PS ka marrë 4662 vota ose 56.99%. Koalicioni PD-ASHM ka siguruar 2722 vota ose 33.28%, e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 254 vota ose 3.11%. Më pas renditet Partia Koalicioni Euroatlantik me 215 vota ose e përkthyer në përqindje 2.63%.


18:20 |Numërohen rreth 57% e votave në vend, PS ruan kryesimin me 52.69%

Vijon numërimi i votave në të gjithë qarqet në vend, teksa deri më tani janë numëruar 3016 qendra votimi, nga 5225 që janë në total. Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste ruan kryesimin duke marrë 411.721 vota, ose 52.69%, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka marrë deri më tani 265.726 vota, ose 34%. Forcë e tretë renditet Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë 29.445 vota ose 3.77%, ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet që ka marrë 27.070 vota, ose 3.46%.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.