Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë Vladimir Putinin të bëjë paqe dhe që të tërhiqet nga e gjithë Ukraina.
Në një intervistë në programin NBC’s Taket the Press, Trump tha se për të arritur paqen, Rusia duhet “të heqë dorë nga e gjithë Ukraina, duke vërejtur se Moska kërkon të kapë të gjithë territorin e vendit, dhe është ky qëllim që ai duhet të tërhiqet në mënyrë që të përfundojë luftën.
Ndërkaq, Komisioneri i BE për Mbrojtjen dhe Hapësirën Andrius Kubilius tha se Bashkimi Evropian mund të rrisë ndjeshëm mbështetjen e saj për Ukrainën duke blerë armë direkt nga prodhuesit vendas.
Sipas tij, nëse Trump nuk arrin ta bindë Putinin të bëjë paqe, Bashkimi Evropian mund të parashtrojë argumente më bindëse në favor të paqes shumë shpejt.