Trajnim mbi murtajën afrikane të derrave – Koleci: Sëmundja ka një përhapje të shpejtë duhet informim

trajnim fermeret

Organizata Botërore e Ushqimit  po zbaton një Projekt me fermerë që mbarështojnë derra, në Bashkinë Vau Dejës, lidhur me sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave.

Sëmundje e cila është konfirmuar disa muaj më pare në rrethin e Lezhës. Projektin e udheheq Prof. Xhelil Koleci, nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare tregon mbi rëndësinë e trajnimeve të tilla.

Fermerët dhe veterinerët e cilësuan si tejet të nevojshëm vijimin e trajnimeve të tilla në mënyrë që të kenë njohuri mbi parandalimin e murtajës së derrave.

Projekti ka për qëllim informimin e fermereve me shenjat, rrugët e përhapjes si dhe mënyrat për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje shumë dëmprurëse, me një vdekshmëri të lartë të kafshëve deri ne 100 %.

Shkodra ende fatmirësisht vijon të jetë një qark i pastër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.