Lajme

Pukë – Fushë Arrëz, mbyllet numërimi / Fitues koalicioni PD-ASHM, pasuar nga PS- ja dhe PSD- ja

Bashkia e Fushë- Arrëzit dhe e Pukës janë dy të parat që përfunduan procesin e numërit të votave për zgjedhjet e 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë.

Në bashkinë e Fushë-Arrëzit, pas numërimit të votave, nga 16 qendrat e votimit, ka rezultuar më i votuar koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 1315 vota, pasuar nga Partia Socialiste me 1137 vota dhe partia Socialdemokrate me 621 vota.

Në bashkinë e Pukës, nga numërimi i 18 kutive të po kaq qendrave të votimit, i pari rezultoi koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 2034 vota, pasuar nga partia Socialiste me 1572 vota dhe partia Socialdemokrate me 930 vota.

Gjatë gjithë procesit, nga votimi, administrimi dhe numërimi i votave, nuk janë evidentuar problematika.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Eurovision 2025, ceremonia e hapjes dhe parada në tapetin turkez

Në Bazel të Zvicrës është ndezur zyrtarisht atmosfera e Eurovision 2025. Ceremonia e hapjes dhe…

27 seconds ago

Zelensky fton papa Leone XIV në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka ftuar papa Leonen XIV të vizitojë vendin, pas telefonatës…

2 minutes ago

Zgjedhjet, OSBE-ODIHR: Procesi i qetë dhe i organizuar mirë, por klima tejet e polarizuar

Misioni i OSBE-ODHIR, në një raport mbi zgjedhjet që u mbajtën në vend, e vlerësoi…

4 minutes ago

PS: Të numërohet çdo votë deri në rezultatin final

Partia Socialiste ka bërë apel që vëzhguesit dhe komisionerët të vijojnë punën për numërimin e…

28 minutes ago

Dita e Infermierit – Aktivitet sensibilizues në terren

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierit, departamenti i lëndëve paraklinike dhe klubit studentor “Ndihma…

45 minutes ago

Arrestohen babë e bir – U ndaluan në falgrancë me doza kanabisi, dyshohet me qëllim shitje

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e…

47 minutes ago