PS takime në ZAZ 4 në qytet – Beci, Spahija dhe Bejleri përcollën mesazhin e vijimësisë së investimeve

Takimet me banorët e Shkodrës nga kandidatët e PS vijojnë në një tjetër zonë të qytetit, në ZAZ 4.
Drejtuesi politik Benet Beci, i shoqëruar nga kandidatët Kejsi Spahija dhe Onid Bejleri, janë takuar me banorët e kësaj zone, ku përcollën mesazhin e vazhdimësisë së investimeve dhe vëmendjes ndaj Shkodrës me datë 11 maj.
Për Partinë Socialiste, 11 maji është data që garanton vijimin e investimeve, të cilat gjatë dy viteve të fundit janë shndërruar në një realitet të prekshëm për Shkodrën.