Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u shijua siç duhet pasi të besuarit e Kompani nuk arritën që ta siguronin vetë (duke barazuar me Lajpcigun). Kështu u desh edhe barazimi i Leverkusenit në Frajburg që rekordmenët e gjermanisë të siguronin matematikisht triumfin e 34-rt.
Në historinë e Bajernit kjo ishte hera e katërt që festonte titullin nga… divani. Për herë të parë bavarezët shijuan titullin nga shtëpia në javën e 32-të të sezonit 1988/89. Bajerni mundi Bayer 05 Uerdingen 5-0 të shtunën, por tifozëve u desh që të prisnin tri ditë për të parë se çfarë do të bënin rivalët e Këlnit, të cilët barazuan të martën 0-0 me ekipin e Shtutgarter Kikers (zbritën një kategori më poshtë).
Triumfi tjetër i festuar nga shtëpia është ai i sezonit 2014/15 në javën e 30-të kur rivallët më të afërt të bavarezëve, Volfsburg humbën 1-0 me Gladbahun. Me vetëm katër ndeshje ende për tu luajtur diferenca mes Bajernit (mundi 1-0 Hertën të shtunën) dhe Volfsburgut ishte plot 15 pikë. Gjashtë vite më vonë Bajerni do të festonte titullin pa luajtur takimin e vet në program për javën e 32-të pasi Borusia e Dortmundit mundi 3-2 ekipin e Lajpcigut. Në sezonin 2020/21 festa e Bajernit ishte e veçantë pasi në ndeshjen kundër Gladbahut e dinte se kishte fituar titullin dhe i shënoi plot gjashtë gola ekipit rival.