Pastrimi i kanalit kryesor në Mali Hebe, Pëllumbi: Përgjegjësi e Bordit të Kullimit, do të ketë ndërhyrje

Bashkia Shkodër po ndërhyn për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Shqetësim ndër vite ka qënë zona e Berdicës, por sipas administratorit, Xhavit Pëllumbi, përgjegjëesia për këto kanale është e Bordit të Kullimit, ku me ndërmjetësimin e kryebashkiakut Benet Beci do të ketë pastrim në të gjithë gjatësinë e kanalit.
Bashkia Shkodër siguron banorët se angazhimi është maksimal për të përmirësuar situatën e kullimit, por edhe të vaditjes në territorin e saj.