“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

eni vasili orkestra

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e ka konsideruar Orkestrën Simfonike, Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH, Eni Vasili, gjatë takimit të saj të parë prezantues me artistët.

Vlerësimi për punën e tyre te palodhur, tha drejtoresha, do të përkthehet edhe në rritje të mundësive të shpërblimit monetar, në rritje të audiencës.

E konsideroj trupën tuaj një aset të jashtëzakonshëm jo vetëm të Televizionit Shqiptar, por një aset kombëtar. Jam tërësisht e predispozuar t’ju mbështes në çdo projekt, në çdo kërkesë për rritjen e standardeve tuaja profesionale, të standardeve të shpërblimit, që ju të konkurroni edhe me atë që merrni, jo vetëm me atë që jepni… me njerëz të kategorisë tuaj dhe me orkestrat jashtë vendit,” tha znj. Vasili.

Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral më i madh i kohës. Orkestrantët ishin kryesisht muzikantë të rinj, që studiuan në vend, si dhe profesionistë të specializuar në Pragë, Moskë, Laipcig etj. Fillimisht u quajt “Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë”.

Krijimi i Orkestrës shënoi një etapë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri. Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjas.

Orkestra Simfonike e RTSH ka realizuar produksionet muzikore për shumicën e filmave shqiptarë dhe mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.