Operatorët turistikë në fokusin e Bashkisë – Lumçi: Bashkëpunimi me operatorët turistikë dhe njësitë akomoduese, prioritet për sezonin veror

Bashkëpunimi me operatorët turistikë është një nga prioritetet e Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Shkodër për sezonin turistik të këtij viti.
Një funksionim sa më efektiv i këtyre aktorëve vlerësohet nga autoritetet vendore si thelbësor për një sezon të suksesshëm, pritshmëritë për të çilin janë të larta, nisur nga rritja e qëndrueshme e numrit të turistëve vitet e fundit.
Në qendër të këtij bashkëpunimi janë edhe strukturat akomoduese, të çilat janë shtuar ndjeshëm si rrjedhojë e kërkesës së lartë për akomodim
Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë Shkodër, gjatë vitit të kaluar është shënuar një rritje prej 32% e numrit të netëve të qëndrimit nga turistët, krahasuar me një vit më parë.