Një javë festë lulesh – Shkodra përgatitet për atmosferë festive

Përveç panairit, në sheshin dhe pedonalen e qytetit do të zhvillohen aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijët, përfshirë punëtori artizanale dhe krijuese.
Mbrëmjeve, atmosfera do të kulmojë me koncerte live në pedonalen e Shkodrës.
Një ftesë, Smaja e ka edhe për qytetarët që nuk jetojnë në Shkodër.
Shkodra këtë javë ofron shumë për të gjithë , kulturë, argëtim, kreativitet dhe atmosferë unike.
Por mbi të gjitha ofron shumëllojshmëri në ngjyra dhe aromë, përmes luleve.