Muzeu që dëshmon krimet e komunizmit – Turistët e huaj: Impresionuese, mësuam një pjesë të identitetit të Shkodrës

muzeu krimet turiste

Çdo vit e më tepër Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër po tërheq vëmendjen e vizitoreve nga e gjithë bota, si një nga vendet identitare të historisë së Shkodrës anti-komuniste.

Gjatë vizitës në këtë muze , përshtypjet e para të turistëve janë impresionuese. Ata shprehen se vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe se në këtë vizitë mësuan një pjesë të identitetit të Shkodrës..

“Po, ne jemi nga Gjermania, Mynihu, dhe është hera e parë që vijmë në Shqipëri.

Mbërritëm dje dhe është hera e parë edhe në Shkodër.

Kemi ardhur me makinën tonë përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Malit të Zi, dhe tani jemi në Shqipëri.

 Duam të qëndrojmë rreth dy javë.

Sapo hymë dhe lexuam shumë të dhëna në këtë muze, dhe m’u duk se ishte bërë shumë mirë dhe shumë mirë i shpjeguar, sipas mendimit tim, për historinë e regjimit komunist.

 Deri tani ende nuk kemi parë qelitë, por është realizuar mirë.”

– Qyteti është shumë modern, shumë i pazakontë, m’u duk, përsa i përket arkitekturës. Është shumë i bukur.

— Muzeu? Siç tha dhe burri im, po, është shumë mbresëlënës, hyrja është bërë shumë mirë, nëse ecën përmes këtij kati.

Lexuam për të gjitha fetë e ndryshme, çfarë u ndodhi atyre, dhe për njerëzit që u arrestuan këtu.

Është shumë mirë që keni një muze të tillë këtu”, – u shprehën turistët.

Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës janë ruajtur qelitë e ish- të burgosurve, vendet e torturave dhe marrjes në hetuesi, por edhe vuajtjeve dhe qëndresës së elementëve antikomunistë të qytetit të Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.