Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

TESTI

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, janë në qendër të një programi edukimi që po zhvillohet në shkollat e mesme të Shkodrës.
Ky program, i iniciuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Edukimin Parauniversitar dhe Akademinë Politike, gjen mbështetjen e Këshillit të Europës dhe synon rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e pjesëmarrjes në proceset demokratike.Program i edukimit për maturantët e shkollave të Shkodrës po realizohet me praktika konkrete, simulime votimi, për t’u njohur me procedurat zgjedhore .Ne listat e votuesve të qarkut te Shkodrës për zgjedhjet e 11 majit, përfshihen qindra të rinjë që ushtrojnw te drejten e votës për herë të parë .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.