Lajme

Kurti: Vetëvendosje ka përgjegjësi të formojmë qeverinë, konstituimi i Kuvendit i takon të gjitha partive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka komentuar situatën politike në Kosovë, ku tha se konstituimi i kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike, ndërsa formimi i qeverisë është obligim i LVV që ka dalë për herë të tretë fituese në zgjedhje.

“Ne kemi përgjegjësi për ta formuar qeverinë, jo konstituimin e kuvendit, kjo është përgjegjësi e të gjitha partive. Kjo është hera e tretë që dalim të parët, e gjithë kjo me një qeverisje me mandat të plotë, që nga shpallja e pavarësisë. Nuk kemi krizë institucionale, por vakum kushtetues, organet e rendit veprojnë, ligjet zbatohen, vetëm kuvendi nuk është funksionalizuar. Gjithmonë qeveria del pasi të formohet Kuvendi, kurrë e kundërta”, tha Kurti.

Këto deklarata Kurit i bëri gjatë mbledhjes së 58-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku komentoi edhe kundërshtimin e opozitës për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

Kurti theksoi se Haxhiu mbetet kandidatura zyrtare e LVV-së dhe se partia ka unitet të plotë rreth saj.

“Ne nuk jemi bllokues, ne jemi propozues, dhe ne kemi propozimin tonë për kryetare, rezultati zgjedhor nuk mund të ndryshohet, zgjedhjet mund të përsëriten, e në atë rast LVV edhe mund të rritet”, tha Kurti.

Deputetët e Kosovës nuk kanë arritur ende dakordësinë për të konstituuar Kuvendin, ku PDK, LDK dhe AAK nuk pranojnë të votojnë emrin e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

Blerti Delija

Recent Posts

Sezoni turistik, masa për sigurinë e mjedisin – ADZM Shkodër: Bashkëpunimi me operatorët turistikë, prioritet për mbarëvajtje

Bashkëpunimi me operatorët turistikë është një nga prioritetet kryesore të Administratës së Zonave të Mbrojtura…

2 minutes ago

Interi motivon lojtarët, 10 milionë euro në rast triumfi në Champions

Interi ka siguruar një vend në finalen e madhe të këtij edicioni të Champions League,…

20 minutes ago

Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, statistikat e përballjes Vllaznia-Egnatia

Kampionati “Abissnet Superiore” do të ulë siparin të hënën në mbrëmje, kur në orën 20:00,…

22 minutes ago

El Clasico vendos La Ligën, shansi i fundit për Realin

Yamal, Raphinha dhe Lewandowski kundër Vinicius, Bellingham dhe Mbappe’. Ka një pritje të madhe për…

23 minutes ago

Eurovision 2025 – Ekskluzive! Stilistja Irina Dema tregon historinë pas fustanit të Beatriçes

“Shkodra Elektronike” vazhdon të magjepsë fansat e festivalit europian të këngës, teksa na ndajnë tashmë jo ditë,…

26 minutes ago

Liderët e Europës takim në Kiev, thirrje Rusisë për armëpushim pa kushte

Liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë janë pritur në Kiev nga presidenti…

30 minutes ago