Struktura e Posaçme Antikorrupsion bëri të ditur të dhënat zyrtare për krimet zgjedhore, të cilat janë depozituar pranë saj në formën e kallëzimeve si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike.
Të dhënat që Prokuroria e Posaçme vuri në dispozicion të medias, tregojnë se prokurorët dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po hetojnë 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verifikim në polici ndërsa për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit.
Në total numërohen 156 materiale hetimore, ku 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve, 17 materiale janë dërguar për verifikim në polici dhe 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzsituese
SPAK konfirmon se, nga 39 procedimet penale të regjistruara, 21 janë mbi bazën e referimit të policisë, 1 nga SHKB e burgjeve, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK, 3 kallëzime nga qytetarët dhe 3 kallëzime nga subjektet politike.
Veprat penale për të cilat janë bërë këto kallëzime janë: 33 procedime për korrupsion aktiv në zgjedhje, 4 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, 1 procedim është për përdorim të funksionit publik për zgjedhje dhe 1 procedim për përdorim të funksionit publik për zgjedhje dhe shpërdorim detyre.
SPAK tha se 50 denoncime kanë shkuar në mënyrë elektronike ë portalin e ngritur pikërisht për këtë qëllim dhe 5 denoncime përmes numrit të gjelbër që vuri gjatë së dielës në dispozicion të qytetarëve.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare, diaspora ka ushtruar të drejtën e…
Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” do të…
Monitorues të tri organizata joqeveritare theksuan të hënën se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan…
Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë…
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…
Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…
This website uses cookies.