Kopliku: Do jem zëri juaj në Kuvend / Kandidati i PD- ASHM takime me banorët e rrugës “Isuf Sokoli”

Pensionet qesharake, kosto të larta për kujdesin shendetëesor, çështjet e pronësisë si dhe presionet në administratën publike ishin disa prej shqetësimeve që banorët e rajonit nr 1 në rrugë “Isuf Sokoli’ adresuan tek kandidati për deputet i PD-së, Ted Kopliku.
Kandidati Kopliku premtoi se do të jetë zëri i tyre në 4 vitet e ardhshme teksa tha se programi i PD-së ka në fokus familjen.
Presionet për administratën publike, tha kandidati Kopliku, po vijnë përherë duke u shtuar, presion i cili do të marrë përgjigje me votë kundër më datën 11 maj.