“Java ndërkombëtare” në UNISHK – Synohet forcimi i bashkëpunimit akademik me universitetet partnere të BE-së

unishk

Me synim forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e praktikave më të mira në fushën e ndërkombëtarizimit, Universiteti “Luigj Gurakuqi ka organizuar “Javën ndërkombëtare” duke sjellë në Shkodër përfaqësuesit  e universiteteve partnere nga disa shtete të Evropës.

Në hapje të veprimtarisë, rektori Gjuraj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim si një mënyrë për të përballuar sfidat e një sistemi arsimor në ndryshim të vazhdueshëm.

Axhenda e kësaj jave përfshin sesione mbi ndikimin e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë, diskutime mbi sfidat e projekteve ndërkombëtare, si dhe tematika që lidhen me mobilitetin e studentëve dhe stafit.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e ka vendosur ndërkombëtarizimin në qender  të strategjisë së tij zhvillimore.

 Partneritetet e universitetit përfshijnë institucione prestigjioze të arsimit të lartë në vende si Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Holanda, Republika Çeke dhe Letonia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.