Interes i lartë për finalen Vllaznia-Egnatia, ja sa bileta janë shitur

Në 12 maj në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe e “Final 4”, sfida Vllaznia-Egnatia, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë për edicionin 2024-2025.
RTSH Sport mëson se ka një interes të lartë nga tifozët për të ndjekur këtë përballje në stadium dhe deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta. Nëse vazhdohet me këto ritme, pritet që “Arena Kombëtare” të jetë e mbushur plot ditën e ndeshjes.
Gjithsesi të gjithë ata që nuk kanë mundësi që ta ndjekin finalen në stadium, ndeshjen Vllaznia-Egnatia mund ta shijojnë në RTSH Sport mbrëmjen e së hënës.
Të dyja klubet u bëjnë thirrje tifozëve respektivë, që të mbështesin skuadrën në ndeshjen vendimtare të sezonit, ndërsa FSHF njofton të gjithë sportdashësit se blini përmes kompanisë @t_ticket.al në