Infrastruktura në qytet – Në rrugën “Don Bosko” ndodhen disa institucione të rëndësishme

infrastruktura qytet

Kjo është gjendja e trotuareve  në të dy anët e rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës, të cilët në pjesën më të madhe janë të amortizuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Situata më e rënduar paraqitet gjatë natës.

Nuk kanë munguar edhe rastet kur njerëzit janë rrëzuar e kanë përfunduar në urgjencë. Ndërkohë në disa pjesë shkak për dëmtimin e pllakave, janë bërë edhe rrënjët e pemëve të dala në sipërfaqe.

Kalimi në to është një mision i vështirë si për qytetarët ashtu edhe për qindra fëmijë që i drejtohen institucioneve arsimore, oratorit Don Bosko dhe qendrave të tjera që gjenden në këtë rrugë.

Gjatë gjithë trotuarit pllakat janë hequr, duke krijuar gropa në rrugë të cilat vështirësojnë lëvizjen për këmbësorët.

Në shumë pjesë të tyre gjendet mbeturina dhe papastërti që krijojnë edhe një imazh të shëmtuar.

 Është aksi më i rëndësishëm në qytet për nga numri i institucioneve, ku gjendet gjykata e Shkodrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Shkolla “Mari Ndihmëtare”, Oratori Don Bosko dhe Kisha, ish- konsullata Italiane, qendra “Yunus Emre”, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor” etj. Ndaj kjo problematikë duhet që të shikohet me prioritet dhe të vihet dorë për riparimin e trotuareve, pasi gjendja sa vjen dhe rëndohet dhe krijon vështirësi më të mëdha për kalimtarët, të cilët duhet të bëjnë kujdes kur kalojnë në to, sepse një pakujdesi e momentit mund të rezultojë fatale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.