Guidat turistike në Shkodër/Shkëlqim Tuzi: Qyteti verior shqiptar vendi ideal për to

Shkodra vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, duke dëshmuar se është një destinacion i preferuar për pushuesit që kërkojnë një përzierje të kulturës, historisë dhe natyrë. Shkëlqim Tuzi i cili ushtron profesionin e guidës turistike tregon se qyteti verior shqiptar është vend ideal për to.
Interesi i turistëve për të vizituar atraksionet në Shkodër është i lartë, por kalaja Rozafa mban numër rekord të vizitorëve.Këtë vit numri i turistëve ka qenë në rritje dhe se rezervimet vazhdojnë të jenë të larta edhe për muajt e tjerë.Vitin e kaluar, Shkodrën e vizituan mbi 1milion turistë, ndërsa këtë vit pritshmëritë janë edhe më të larta.