Dokumenti i politikave të arsimit të lartë, i miratuar të martën nga Konferenca e Rektorëve, ishte në qendër të mbledhjes së radhës të Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Rektori Tonin Gjuraj theksoi se dokumenti përmban pika thelbësore, ndër të cilat spikat ndryshimi i ligjit për arsimin e lartë, që do të jetë në përshtatje me zhvillimet bashkëkohore.
Ndryshimet do të prekin çështje si profilizimi i universiteteve rajonale dhe modernizimi i metodave të mësimdhënies, duke përfshirë mësimin on-line krahas atij tradicional në auditore.
Në mbledhjen e Senatit u diskutua dhe u miratua projektbuxheti për vitin 2025, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të ambienteve universitare, me qëllim krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Shkodrës .
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.