Gjuraj: Ndryshime të rëndësishme në UNISHK – Rektori i “Luigj Gurakuqi” flet për mediat para mbledhjes së Senatit Akademik

ndryshime gjuraj

Dokumenti i politikave të arsimit të lartë, i miratuar të martën nga Konferenca e Rektorëve, ishte në qendër të mbledhjes së radhës  të Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Rektori Tonin Gjuraj  theksoi se dokumenti përmban pika thelbësore, ndër të cilat spikat ndryshimi i ligjit për arsimin e lartë, që do të jetë në përshtatje me zhvillimet bashkëkohore.

Ndryshimet do të prekin çështje si profilizimi i universiteteve rajonale dhe modernizimi i metodave të mësimdhënies, duke përfshirë mësimin on-line krahas atij tradicional në auditore.

Në mbledhjen e Senatit  u diskutua dhe u miratua projektbuxheti për vitin 2025, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të ambienteve universitare, me qëllim krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Shkodrës  .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.