Formula për titullin në “Abissnet Superiore” – Sipas specialistëve të fushës, kjo mënyrë ka ndikimin pozitiv dhe negativ

Sezoni sportiv 2024-2025 është i dyti radhazi që e përcakton fituesin e titullit kampion në Abissnet Superiore përmes ndeshjeve play off.
Kështu, pas përfundimit të 36 javëve të rregullta të kampionatit, 4 vendet e para bëhen gati për “Final 4”.
Vllaznia do të jetë sërish pjesë e ekipeve që pretendojnë të shpallen kampion, ndërsa në sytë e specialistëve dhe teknikëve, kjo formulë ka anët pozitive dhe negative të saj.
Kampionati “Abissnet Superiore” përfundon më 27 prill 2025.
Faza “Final 4” do të zhvillohet nga 4 deri më 12 maj 2025, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 1 maj 2025.