Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve të huaj. Turistët vlerësojnë klimën pozitive ndërsa qytetarët ndajnë mendime të ndryshme mbi simbolikën e kësaj dite por ajo që dominon është padyshim fryma festive në qytet.Në vitin 1902, në Shkodër u krijua “Shoqnia Ndihmëtare”, sindikata e parë e zejtarëve shqiptarë, ndërsa më 1905 u organizua edhe kremtimi i parë i 1 Majit në Shqipëri, një piknik i madh i punëtorëve shkodranë. Emra të njohur si Shtjefën Ingriz, Lazër Gurakuqi, Gjon Gajtani, Kolë Maca, Kolë Bianku e të tjerë, hodhën themelet e një tradite që ruhet në kujtesën kolektive të qytetit.