“Djemtë vezullues” në Shkodër – Komedia e trupës së Teatrit “Petro Marku” me regji të Roland Mingës

djemte vezullues

Në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë shfaqja “Djemtë vezullues” e autorit të njohur amerikan Neil Simon, nën regjinë e Roland Mingës.

Në qendër të komedisë janë dy personazhe, dikur partnerë të skenës, të cilët rikthehen pas shumë vitesh për një bashkëpunim të fundit.

 Aktorët që interpretojnë rolet janë: Astrit Hasani, Artan Islami, Alba Shtëmbari dhe Matilda Avduli.

Regjisori Roland Minga thekson se mesazhi më i rëndësishëm i kësaj shfaqjeje është vlera e miqësisë dhe ndikimi që ajo ka në jetën tonë.

Aktorja Alba Shtëmbari shprehet se interpretimi në teatër është një përvojë e pazëvendësueshme dhe unike.

Shfaqja e trupës së Teatrit “Petro Marku” është sjellë në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe synon të afrojë më shumë publikun me artin skenik në qytete të ndryshme të vendit.

Komedia do të riluhet sërish në Teatrin “Migjeni” edhe të premten e datës 18 prill.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.