Çmimet në fokusin e Bardh Spahisë – Kandidati i PD- së i krahason me ato të Malit të Zi

Çmimet e larta po e varfërojnë çdo ditë shportën e familjeve shkodrane dhe atyre shqiptare.
Mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të kuptuar se si çdo qytetar paguan me shtrenjtë për produktet që blen, krahasuar me vendet e rajonit.
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, zgjodhi të bëjë një krahasim të tillë mes të njëjtave produkte të blera në një market në Shkoder dhe një marketi në Mal të Zi, aty ku shumë shkodranë udhëtojnë për t’i shpëtuar abuzimeve me çmimet e larta, që vijnë nga taksat dhe politikat diskriminuese të qeverisë Rama.
Jo vetëm tek ushqimet, ku kursimi shkon mbi 50 euro, por edhe tek karburanti, diferenca e çmimit varion nga 30 në 40 lekë për litër.
Ky realitet i hidhur është një thirrje e fortë për ndryshim, që vetëm Partia Demokratike dhe programi i saj mund ta sjellë , tha në mbyllje Spahia, duke ftuar që më 11 maj shkodranët dhe shqiptarët të votojnë masivisht nr.1