Sport Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/sport/ Radio Televiziori Shqiptar Mon, 12 May 2025 17:12:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.1 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Sport Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/sport/ 32 32 222375147 Shqipëri-Serbi, ja se si mund të blihen biletat https://www.rtsh-shkodra.live/shqiperi-serbi-ja-se-si-mund-te-blihen-biletat/ Mon, 12 May 2025 17:12:14 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84306 Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset...

The post Shqipëri-Serbi, ja se si mund të blihen biletat appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.

Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:

Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.

Të përzgjedhurit do të njoftohen disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.

Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

The post Shqipëri-Serbi, ja se si mund të blihen biletat appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84306
Brazili, zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri https://www.rtsh-shkodra.live/brazili-zyrtare-carlo-ancelotti-eshte-trajneri-i-ri/ Mon, 12 May 2025 17:10:37 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84302 Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Para se të shpallet largimi i tij...

The post Brazili, zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Para se të shpallet largimi i tij nga Real Madridi, federata braziliane njoftoi zyrtarisht marrëveshjen me trajnerin italian, i cili do të marrë drejtimin e klubit duke filluar nga qershori kur do të jetë në stol për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit dhe Paraguajit.

Trajneri italian do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026, me opsion rinovimi deri në Kupën e Botës 2030. Djali i tij Davide, krahu i tij i djathtë te Real Madrid gjithashtu edhe në aventurat e mëparshme, nuk do ta ndjekë atë në këtë përvojë të re.

Ancelotti largohet nga Real Madridi si trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit, 15 trofe: tre Liga të Kampionëve, tre Superkupa Evropiane, një Kupë Interkontinentale, dy Kupa të Botës për Klube, dy tituj La Liga, dy Superkupa spanjolle dhe një Kupë e Mbretit.

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, nuk e fshehu kënaqësinë e tij: “Mbërritja e Carlo Ancelottit në drejtimin e Brazilit është më shumë se një vendim strategjik. Është një deklaratë për botën e vendosmërisë sonë për të rifituar vendin e parë në podium. Ai është trajneri më i madh në histori dhe tani ai drejton kombëtaren më të mirë të futbollit, do të shkruajmë kapitullin më të mirë të futbollit brazilian”.

The post Brazili, zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84302
Finalja e Champions League i është besuar arbitrit rumun Kovacs https://www.rtsh-shkodra.live/finalja-e-champions-league-i-eshte-besuar-arbitrit-rumun-kovacs/ Mon, 12 May 2025 13:52:07 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84288 Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut...

The post Finalja e Champions League i është besuar arbitrit rumun Kovacs appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut ku më 31 maj do të vendoset se cila është skuadra më e mirë e Europës.

Ndeshja mes Inter-PSG i është besuar Istvan Kovacs, i cili numëron një precedent me zikaltrit dhe dy me transalpinës.

40-vjeçari ka qenë kryesori i takimit të fituar nga Interi përballë Arsenalit gjatë fazës së parë. Ai ka gjykuar PSG-në në humbjen që pësoi na “Allianz Arena” përballë Bajernit si dhe në fitoren që arritën në “Anfield Road” përballë Liverpul.

The post Finalja e Champions League i është besuar arbitrit rumun Kovacs appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84288
Zhorzh Mendez lobon për klientin e tij: Lamine Jamal duhet të fitojë “Topin e Artë”! https://www.rtsh-shkodra.live/zhorzh-mendez-lobon-per-klientin-e-tij-lamine-jamal-duhet-te-fitoje-topin-e-arte/ Mon, 12 May 2025 13:50:35 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84283 Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet....

The post Zhorzh Mendez lobon për klientin e tij: Lamine Jamal duhet të fitojë “Topin e Artë”! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet. Sipas menaxherit portugez ka qenë Lamine Jamal, lojtari, i cili ka bërë diferencën me lojën e tij.

“Lamine Jamal meriton të fitojë ‘Topin e Artë’. Këtë sezon ka qenë lojtari më i mirë dhe kjo është e qartë. Mendoj se niveli i Jamal është i duhuri për të fituar këtë çmim”, tha Zhorzh Mendez.

The post Zhorzh Mendez lobon për klientin e tij: Lamine Jamal duhet të fitojë “Topin e Artë”! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84283
Szymon Marciniak përgatitet për finalen e “Final Four”, thirrje të rinjve shqiptarë: Bëhuni arbitra! https://www.rtsh-shkodra.live/szymon-marciniak-pergatitet-per-finalen-e-final-four-thirrje-te-rinjve-shqiptare-behuni-arbitra/ Mon, 12 May 2025 13:49:03 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84281 Arbitri i njohur, Szymon Marciniak së bashku me dy asistentët Bartosz Heinig dhe Marek Arys,...

The post Szymon Marciniak përgatitet për finalen e “Final Four”, thirrje të rinjve shqiptarë: Bëhuni arbitra! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Arbitri i njohur, Szymon Marciniak së bashku me dy asistentët Bartosz Heinig dhe Marek Arys, si edhe gjyqtari i VAR-it Paëeł Malec, kanë mbërritur në Tiranë, ku mbrëmjen e sotme do të vendosin drejtësi në finalen e madhe për titullin kampion të “Abissnet Superiore”, mes Vllaznisë dhe Egnatias, takim ky që do të transmetohet në RTSH Sport.

Marciniak dhe grupi i arbitrave u pritën nga Shefi i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, dhe përfaqësues të BASHF-së. Paraditen e sotme ata vizituan ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u njohën më nga afër me investimet dhe zhvillimet e fundit në infrastrukturën e futbollit shqiptar.

Gjatë vizitës, ata panë nga afër fushat stërvitore, qendrën e trajnimit të Kombëtares, ambientet e brendshme të administratës, muzeun e FSHF-së, ku patën mundësi të njihen me historinë e futbollit shqiptar si dhe ambientet e qendrës së përhershme për sistemin VAR, ku po punohet për ta bërë funksionale nga sezoni i ri.

Marciniak dhe arbitrat u takua gjithashtu me zv.Presidentin e FSHF-së, Lutfi Nuri, Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, Drejtorin Administrativ të FSHF-së, Aldi Topçiu dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, arbitri polak shprehu vlerësimet më të larta për “Shtëpinë e Futbollit” dhe bëri një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë t’i bashkohen arbitrimit përmes fushatës “Bëhu Arbitër”.

“Jam vërtet shumë i impresionuar. Kjo është ëndrra jonë në Poloni, të kemi një federatë si kjo. Para së gjithash, është shumë e vështirë të gjesh një vend në qendër të qytetit, siç keni bërë ju. Por ju i keni të gjitha, fusha stërvitjeje për lojtarët, muze, një histori të pasur dhe një të ardhme të ndritur.

Jam edhe më i impresionuar me Qendrën VAR që keni krijuar, që është edhe pjesë e planeve tona dhe shpresojmë ta përfundojmë vitin e ardhshëm.

Nuk më mbetet veçse t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen. Sepse, siç e dimë, një federatë e bukur dhe një qendër moderne janë të rëndësishme, por gjithmonë kemi nevojë për një sukses të madh për t’i bërë të gjithë të lumtur.

Kjo është një sfidë në mbarë botën, kemi gjithnjë e më shumë nevojë për arbitra të rinj. Prandaj, ky është një mesazh për ju, djem dhe vajza të reja: lini mënjanë kompjuterët dhe telefonat. Merrni një top, filloni të luani dhe pastaj bëhuni arbitra!

Mund të bëheni pjesë e ngjarjeve më të mëdha të futbollit në botë. Unë vetë jam një shembull i mirë, kam qenë pjesë e Kupës së Botës, Champions League, finales së Kupës së Botës për Klube dhe kam pasur mundësinë të shoh nga afër lojtarët më të mëdhenj si Messi, Ronaldo dhe të tjerë. Dhe më besoni, nuk pagova bileta dhe kisha vendin më të mirë në stadium! Mund të udhëtoni nëpër botë, të bëni atë që doni dhe të jeni pjesë e futbollit.

Edhe ju keni shembuj të mirë në Shqipëri, arbitra dhe instruktorë të mirë. Gjithçka është gati, mos u bëni dembelë. Ejani dhe dhe provoni të bëheni arbitra! “BËHU ARBITËR” – tha Szymon Marciniak në prononcimin për fshf.org Finalja e kampionatit “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet sot në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” dhe do të transmetohet direkt në RTSH Sport.

The post Szymon Marciniak përgatitet për finalen e “Final Four”, thirrje të rinjve shqiptarë: Bëhuni arbitra! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84281
Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia apo Egnatia kush do të fitojë titullin? https://www.rtsh-shkodra.live/finalja-e-madhe-e-kampionatit-ne-rtsh-vllaznia-apo-egnatia-kush-do-te-fitoje-titullin/ Mon, 12 May 2025 10:34:39 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84207 Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” do të...

The post Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia apo Egnatia kush do të fitojë titullin? appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe e “Final 4” sfida Vllaznia-Egnatia, që do të vendosë se cila skuadër do të shpallet kampione e kampionatit Abissnet Superiore në edicionin 2024-2025.

Finalja e madhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport, ndërsa para dhe pas ndeshjes emisioni “Supergol” i drejtuar nga Hygerta Sako do të sjellë komente, analiza dhe intervista nga specialistë dhe protagonistë direkt nga stadiumi.

Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar pas 24 vitesh. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.

The post Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia apo Egnatia kush do të fitojë titullin? appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84207
Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin https://www.rtsh-shkodra.live/barca-fiton-nje-el-clasico-te-cmendur-dhe-hipotekon-titullin/ Sun, 11 May 2025 19:42:51 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84186 Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton...

The post Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton El Clasico 4-3 kundër Real Madridit dhe, me tri javë ende për të luajtur, shkon në +7 nga Blancos. Mbappé i jep Ancelottit avantazhin 2-0 deri në minutën e 14-të dhe më pas kompleton “tripletën” personale, por katalanasit e marrin fitoren me dopietën e Raphinha-s (34′ dhe 45′) dhe golat e Yamal (32′) dhe Eric Garcia (19′).

Momentet e fundit të sfidës ishin mjaft emocionuese: anulohet 4-4 i mundshëm i Mbappe për pozicion jashtë loje dhe 5-3 i mundshëm i Ferran Torres për një prekje të topit me dorë në fillim të aksionit.

Përfundon 4-3, si në maj 2023, Barcelona mund të fitojë titullin në shtëpinë e rivalëve të qytetit, Espanyol, kundërshtarë në raundin tjetër.

The post Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84186
Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për titullin nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” https://www.rtsh-shkodra.live/finalja-e-madhe-e-kampionatit-ne-rtsh-vllaznia-dhe-egnatia-luajne-per-titullin-neser-ne-oren-2000-ne-arenen-kombetare/ Sun, 11 May 2025 11:42:10 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84140 Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia...

The post Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për titullin nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen në “Arenën Kombëtare” për titullin kampion të Shqipërisë, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport. Dy skuadra të forta, dy filozofi të ndryshme loje, por një objektiv të përbashkët; kurorën e sezonit 2024/25.

Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.

Në katër ndeshjet e kampionatit, të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe dy barazime:

Egnatia 2 – 2 Vllaznia

Vllaznia 0 – 2 Egnatia

Egnatia 1 – 1 Vllaznia

Vllaznia 3 – 1 Egnatia

Të dyja ekipet kanë treguar se mund të fitojnë ndaj njëra-tjetrës dhe finalja e së hënës pritet të jetë një ndeshje e fortë, ku detajet do të bëjnë diferencën.

Biletat për finalen Vllaznia – Egnatia, janë në shitje online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”

The post Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për titullin nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84140
KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore https://www.rtsh-shkodra.live/kf-shkodra-u-15-kampione-e-shqiperise-piraniqi-dhe-vajushi-ambicioze-edhe-ne-superiore/ Sat, 10 May 2025 12:19:22 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84064 përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,...

The post KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran, i drejtuar nga dyshja, Taip dhe Rudi Piraniqi, ka korrur suksesin e radhës duke u shpallur kampion me moshat e kategorisë së parë U15, duke u kualifikuar në kategorinë Superiore.

 Ka qenë fitorja e ndeshjes së fundit ndaj Dinamos, 1-0, me gol të shënuar nga talenti  Erjon Vajushi, që i dha suksesin shkodranëve.

I emocionuar për suksesin e arritur është edhe kapiteni Erjon Vajushi, i cili me 44 golat e shënuar ka fituar “Këpucën e Artë”.

Medaljet dhe trofeu i titullit kampion, i janë dorëzuar KF Shkodra përmes një ceremonie festive, organizuar në mbyllje të ndeshjes nga FSHF, ku të pranishëm ishin edhe dy figurat legjendare të futbollit shkodran, Hysen Zmijani dhe Armir Grima.

The post KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84064
Interi motivon lojtarët, 10 milionë euro në rast triumfi në Champions https://www.rtsh-shkodra.live/interi-motivon-lojtaret-10-milione-euro-ne-rast-triumfi-ne-champions/ Sat, 10 May 2025 11:15:31 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=84032 Interi ka siguruar një vend në finalen e madhe të këtij edicioni të Champions League,...

The post Interi motivon lojtarët, 10 milionë euro në rast triumfi në Champions appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Interi ka siguruar një vend në finalen e madhe të këtij edicioni të Champions League, ku në 31 maj në Mynih do të përballet me francezët e PSG-së. Klubi zikaltër ka vendosur që të shpërblejë lojtarët me një shumë të konsiderueshme në rast të një triumfi të mundshëm në sfidën finale.

Dhjetë milionë euro: kjo është shuma e shpërblimit për lojtarët e Interit në rast të fitimit të Champions League.

10 milionë, afërsisht 400 mijë euro bruto për lojtar, është shuma e asaj që është vendosur tashmë në kontratat e lojtarëve individualë, bonuset e përfshira në momentin e nënshkrimit të kontratave plus ato që klubi ka vendosur të shtojë si vlerësime të mëtejshme.

The post Interi motivon lojtarët, 10 milionë euro në rast triumfi në Champions appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
84032