Rajoni Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/rajoni/ Radio Televiziori Shqiptar Fri, 25 Apr 2025 07:24:01 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Rajoni Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/rajoni/ 32 32 222375147 Kuvendi i Kosovës tenton sot për herë të gjashtë konstituuimin https://www.rtsh-shkodra.live/kuvendi-i-kosoves-tenton-sot-per-here-te-gjashte-konstituuimin/ Fri, 25 Apr 2025 07:23:54 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82673  Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituuimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot...

The post Kuvendi i Kosovës tenton sot për herë të gjashtë konstituuimin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
 Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituuimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, ndërsa raundi i pestë dështoi duke mos arritur në zgjedhjen e kryeparlamentares së propozuar nga “Vetëvendosje”, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën ekskluzive të nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014.

Mirëpo, kjo parti në pesë përpjekje nuk arriti të bëjë votat e duhura për të zgjedhur kryeparlamentare deputeten Albulena Haxhiun. Kjo e fundit mori në seancat e 19 prillit dhe të 23 prillit  vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme për të marrë këtë post.

Kundër zgjedhjes së saj në organin më të lartë legjislativ janë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq tre deputetët e Nisma Socialdemokrate po abstenojnë.

Nga radhët e komuniteteve jo shumicë, deputetët e Listës Serbe në seancën e fundit nuk morën pjesë në votim. Të njëjtën gjë e bëri edhe deputetja nga komunitetit boshnjak, Duda Balje.

Përkundër që nuk ka përkrahje nga opozita, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë theksuar se do të vazhdojnë të propozojnë Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, përkundër dështimit në tri tentime.

Edhe shoqëria civile po kërkon nga presidentja Vjosa Osmani t’i ftojë partitë parlamentare për konsultime, pas dështimit për herë të pestë të konstituimit të Kuvendit.

Ndërkaq, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, thotë se në seancën e së premtes s’ka nevojë për takim konsultativ me partitë parlamentare.

The post Kuvendi i Kosovës tenton sot për herë të gjashtë konstituuimin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82673
Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë https://www.rtsh-shkodra.live/kosove-albulena-haxhiu-nuk-arrin-te-siguroje-votat-per-kryeparlamentare-per-here-te-trete/ Wed, 23 Apr 2025 14:10:02 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82549 Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar sërish të sigurojë votat e...

The post Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar sërish të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës, për herë të tretë. Gjatë seancës së mbajtur këtë të mërkurë, Haxhiu mori 57 vota pro, 46 kundër dhe 3 abstenuan, duke mos arritur shumicën e nevojshme për të marrë postin e Kryeparlamentares.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet të premten në orën 11:00. Pavarësisht thirrjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që të mbështeten dhe votohet Albulena Haxhiu për të zhbllokuar situatën dhe për të mundësuar konstituimin e Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) votoi sërish kundër, ndërsa deputetët e Nismës abstenuan.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, theksoi rëndësinë e arritjes së një konsensusi ndërmjet partive politike për të zhbllokuar situatën e krijuar në Kuvend.

“Shpresoj që të reflektohet dhe të ketë një ndryshim në seancë. Konstituimi i Kuvendit nuk është çështje e një partie, por përgjegjësi e secilit deputet. Formimi i qeverisë i takon partisë fituese që t’i sigurojë 61 vota së paku, mirëpo konstituimi i kuvendit është barrë dhe përgjegjësi e të gjithë deputetëve. Pra të gjithë deputetët duhet të votojnë dhe duhet të sigurohemi që kuvendi të konstituohet sepse pastaj fillojnë edhe afatet për formimin e qeverisë”, tha ai.

Ndërkohë, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, duke theksuar se është detyrë e mazhorancës të sigurojë 61 vota për kandidatin e saj për Kryeparlamentar dhe se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja përgjegjëse për bllokimin e procesit.

“Rregullorja e Kuvendit e qartëson saktë, këta e kanë një kandidatë, është obligim i mazhorancës me i sigurua 61 vota pa Albulena Haxhiun. Nuk është obligim i asnjë partie tjetër me e votuar këtë mazhorancë dhe kryetarin e kuvendit. Bllokues i këtij procesi është Lëvizja Vetëvendosje, është Albin Kurti”, u shpreh ajo.

The post Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82549
Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e pestë për konstituim https://www.rtsh-shkodra.live/kuvendi-i-kosoves-ne-perpjekjen-e-peste-per-konstituim/ Wed, 23 Apr 2025 07:11:00 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82434 Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare,...

The post Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e pestë për konstituim appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare, ndërsa Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot në përpjekjen e pestë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Ky takim pritet të mbahet para fillimit të seancës.

Sot do të tentohet për herën e pestë të konstituuohet tërësisht legjislatura e nëntë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca është parapa të nisë sot nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kishte thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e katërt të hënën, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi kohë për të arritur marrëveshje politike për emërimin e kandidatës së saj, Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.

Kjo seancë ishte vazhdim i seancës së ndërprerë më 19 prill, dhe në rend të ditës ishte edhe zgjedhja e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

The post Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e pestë për konstituim appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82434
Kosovë- Si të dilet nga ngërçi në Kuvend? https://www.rtsh-shkodra.live/kosove-si-te-dilet-nga-ngerci-ne-kuvend/ Tue, 22 Apr 2025 10:48:49 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82367 Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për votimin e kryetarit...

The post Kosovë- Si të dilet nga ngërçi në Kuvend? appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve të tij, ato rrezikojnë ta bllokojnë konstituimin e këtij institucionit ligjvënës dhe ta fusin vendin në ngërç institucional, thonë njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, këtë të hëne u ndërpre për herë të katërt dhe për pasojë është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si dhe tri partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë fajësuar njëra-tjetrën për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila këmbëngul në propozimin që deputetja e saj, Albulena Haxhiu, të jetë kryetare e Kuvendit, ka kërkuar marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje, si dhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të legjislativit.

Propozimi i LVV-së është kundërshtuar në vazhdimësi nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Kompromisi i mundshëm

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se në aspektin politik, konstituimi i Kuvendit gjendet në një bllokadë, për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka rritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme nga deputetët, për ta miratuar propozimin e saj. “Kur nuk i ke numrat, duket kompromis dhe nuk mund të imponosh kandidatë për kryetar të Kuvendit”, thekson Krasniqi.

Ai shton se, marrë parasysh refuzimin kategorik të propozimit të LVV-së nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, partia fituese do të duhej të lëshonte pe.

“Do të duhej që Lëvizja Vetëvendosje të bënte përpjekje për të dialoguar me partitë politike, në mënyrë që të ketë një kandidat të përshtatshëm, së paku për shumicën e deputetëve, në mënyrë që ta zhbllokojë situatën”, thotë Krasniqi.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai thekson se deri të mërkurën, kur pritet vazhdimi i seancës, partitë politike duhet ta gjejnë një kompromis, i cili do ta zhbllokonte ngërçin, në të cilin ka ngecur konstituimi i Kuvendit.

Kompromisi, sipas tij, nënkupton një marrëveshje që përfshin propozimet në pako, për kryetarin e Kuvendit dhe për pesë nënkryetarët, nga partitë shqiptare dhe të komuniteteve pakicë joserbe dhe serbe. “Gjatë këtyre 48 orëve, të merren vesh [partitë politike] që në pako të gjejnë kompromis. Pra, nëse jo me këtë kandidat – që tri here i ka dështuar partisë apo koalicionit fitues – atëherë me ndonjë kandidat tjetër, i cili mund të jetë më i pranueshëm për partitë e tjera, si kryetar Kuvendi, si dhe për kandidatët për nënkryetarë”, thekson Baraliu.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, çdo ndërprerje e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, nuk mund të zgjasë më shumë se 48 ore.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë sugjeruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për partitë politike, LDK-ja ka theksuar se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.

Çfarë ndodh në rast se nuk ka kompromis ndërmjet partive politike?

Mungesa e marrëveshjeje eventuale ndërmjet partive politike që do ta zgjidhte situatën për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do ta thellonte edhe më tej ngërçin institucional.

Të këtij mendimi janë Krasniqi dhe Baraliu.

Siç thonë ata, në rast se nuk ka pajtim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryetarit i Kuvendit edhe të mërkurën, nuk ka ndonjë kufizim ligjor që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë pas secilës ndërprerje, “deri në pafundësi”.

Krasniqi shpreh mendimin se Lëvizja Vetëvendosje mund të vazhdojë të mos propozojë një emër tjetër për kryetar Kuvendi. “Nëse LVV-ja nuk propozon emër, atëherë kjo mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se e drejta për të propozuar nuk nënkupton edhe të drejtën për të imponuar kandidat dhe, aq më pak, për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Krasniqi.

Por, të drejtën për t’iu drejtuar për çështje të caktuara Gjykatës Kushtetuese e kanë vetëm presidentja e Kosovës, avokati i popullit dhe Kuvendi i Kosovës.

Profesor Baraliu shpreh mendimin se para se ndonjëri nga institucionet eventualisht t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, mund të ndërhyjë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai thekson se presidentja Osmani ka kompetencë kushtetuese që të garantojë mbarëvajtjen dhe “funksionimin kushtetues të institucioneve”.

“Në këtë rast mbarëvajtja nënkupton – edhe proceduralisht – fillimi dhe vazhdimi i konstituimit të Kuvendit. Mbi këtë bazë, ajo mund të intervenojë në çdo kohë”, theksoi Baraliu.

Megjithatë, ndërhyrja e presidentes në këtë rast është vetëm një lloj ndërmjetësimi ose ftese për partitë politike që të merren vesh për ta çuar në fund procesin e konstituimit të Kuvendit.

Në të kundërtën, sipas Baraliut, presidentja Osmani, Avokati i Popullit ose një grup deputetësh të Kuvendit, mund ta dërgojnë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, “për vlerësim lidhur me kufizimin e afateve për konstituimin e Kuvendit, e sidomos për atë se a ka kufizime lidhur me përsëritjen e vazhdimit të seancës për çdo 48 orë”. “Çfarë duhet bërë në këtë situatë? Gjykata [Kushtetuese] e ka pasur edhe një deklarim më herët që të mos bëhen pyetje të tilla ‘çka dhe si”. Por, duhet gjetur një formulim i duhur, në mënyrë që ta detyrojë Gjykatën që të japë një mendim adekuat dhe kompetent”, u shpreh Baraliu.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Presidencës së Kosovës lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Javën e kaluar, Osmani kishte shprehur gatishmërinë e saj për të biseduar me partitë politike për rrugën përpara, nëse ato e shohin këtë të nevojshme.

Duke marrë për bazë mospajtimet ndërmjet partive politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje, të hënën është thënë se duhet të thirren grupet politike, të konstituohet Kuvendi dhe më pas, të arrihet pajtimi që ai të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje./ REL

The post Kosovë- Si të dilet nga ngërçi në Kuvend? appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82367
Funerali i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën në një ceremoni modeste https://www.rtsh-shkodra.live/funerali-i-papa-franceskut-do-te-mbahet-te-shtunen-ne-nje-ceremoni-modeste/ Tue, 22 Apr 2025 10:42:10 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82366 Vatikani ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Papa Françeskut do të zhvillohet të shtunën,...

The post Funerali i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën në një ceremoni modeste appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Vatikani ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Papa Françeskut do të zhvillohet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit. Trupi i tij do të vendoset për homazhe publike në të njëjtën bazilikë duke filluar nga dita e mërkurë, duke i dhënë mundësinë besimtarëve të bëjnë nderimet e tyre të fundit.

Aktualisht, trupi i Papës ndodhet në një arkivol të vendosur në kapelën e rezidencës Santa Marta, ku ai jetoi gjatë gjithë papatit të tij 12-vjeçar.

Vatikani ka njoftuar edhe detajet e varrimit të Papës. Ceremonia e varrimit të Papës do të udhëhiqet nga Kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit Kardinalor. Liturgjia do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku pritet pjesëmarrja e figurave të larta të Kishës Katolike.

Patriarkët dhe kardinalët duhet të jenë të pranishëm në Kapelën e Shën Sebastianit deri në orën 09:00, duke sjellë me vete mitrën e bardhë prej damasku. Kryeipeshkvijtë dhe ipeshkvijtë janë të thirrur të mbërrijnë në Krahun e Kostandinit deri në orën 08:30, të pajisur me veshjet përkatëse liturgjike. Po ashtu, meshtarët duhet të jenë në zonën e rezervuar në Sheshin e Shën Pjetrit deri në orën 08:30, të veshur me stolën e kuqe dhe pjesën tjetër të veshjeve liturgjike.

Pas Meshës Eukaristike do të mbahen lutjet e fundit (commendatio) dhe ceremonia e lamtumirës (valedictio). Më pas, arkivoli do të dërgohet në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhe, ku do të bëhet varrosja përfundimtare e Papa Françeskut.

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të hënën, ka kërkuar një varrim të thjeshtë dhe larg praktikave tradicionale të mëparshme. Ai do të jetë Papa i parë pas më shumë se një shekulli që nuk do të prehet në kriptën e Vatikanit, por në Bazilikën e Shën Marisë Major në Romë – pranë ikonës së tij të preferuar të Madonës.

Sipas testamentit të tij, i publikuar të hënën, Papa Françesku kërkoi të varrosej “në tokë, pa dekorim të veçantë”, me vetëm një mbishkrim të thjeshtë në latinisht: Franciscus. Ai gjithashtu kërkoi të përdoret një arkivol i thjeshtë prej druri, ndryshe nga tradita që përfshin tre arkivole – prej selvie, plumbi dhe lisi.

Vdekja e tij ka shkaktuar një valë pikëllimi mes katolikëve në mbarë botën dhe ka shënuar fillimin e ceremonive tradicionale të zisë 9-ditore, të njohura si Novendiales. Në javët në vijim, Kisha do të nisë procesin për zgjedhjen e papës së ri.

Në një kohë kur bota ndan dhimbjen për humbjen e një figure frymëzuese, trashëgimia e Papa Françeskut do të jetojë përmes përulësisë dhe përkushtimit të tij ndaj të varfërve, drejtësisë dhe paqes.

The post Funerali i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën në një ceremoni modeste appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82366
Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive për legjislaturën e re https://www.rtsh-shkodra.live/kuvendi-i-kosoves-mban-sot-seancen-konstituive-per-legjislaturen-e-re/ Mon, 21 Apr 2025 11:28:39 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82305 Kuvendi i Kosovës vijon sot seancën konstituive të legjislaturës së tij të nëntë për zgjedhjet...

The post Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive për legjislaturën e re appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kuvendi i Kosovës vijon sot seancën konstituive të legjislaturës së tij të nëntë për zgjedhjet e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij të rinj. Të shtunën, u miratua raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve ndërsa u bë betimi i këtyre të fundit.

Në pikën e tretë të rendit të ditës, Lëvizja Vetëvendosje si forca që arriti të siguronte më shumë mandate në zgjedhjet e nëntë shkurtit, propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, por pavarësisht se u votua dy herë, kjo kandidaturë nuk arriti të kalonte pasi mori 57 nga 61 votat e nevojshme.

LVV ndërkohë ka paralajmëruar do të jetë sërish Albulena Haxhiu ajo që kjo Lëvizje do të paraqesë në seancën e sotme që nis në orën 15:00 për Kryetare Kuvendi.  Sipas rregullores së Kuvendit, seanca konstituive e organit ligjvënës përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.  Nëse ky konstituim arrin të realizohet këtë të hënë, atëherë hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Ndërkaq, përmes një deklarate për media, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), vlerëson se e njeh të drejtën kushtetuese të partisë së parë për të propozuar kandidatin/en për Kryetar të Kuvendit. Sipas PDK-së, ka ardhur momenti për themelimin e institucioneve të reja të Republikës.

The post Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive për legjislaturën e re appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82305
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, mbledhja e radhës më 19 prill https://www.rtsh-shkodra.live/deshton-serish-seanca-per-konstituimin-e-kuvendit-te-kosoves-mbledhja-e-radhes-me-19-prill/ Thu, 17 Apr 2025 13:48:55 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82097 Dështon për të dytën herë seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkak është bërë...

The post Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, mbledhja e radhës më 19 prill appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Dështon për të dytën herë seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkak është bërë mungesa e konsensusit në konsultimet e thirra paraprakisht nga kryesuesi i seancës Avni Dehari, me përfaqësuesit e partive poilitike. Ndërkaq, është njoftuar se seanca e radhës për konstituimin e legjislaturës së re të mbahet të shtunën e 19 prillit në orën 12:00.

“Pati përfaqësues që i braktisën takimin. Nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve në orën 12:00, 19 prill. Me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, deklaroi Dehari.

Ky i fundit ka kërkuar në nisje të seancës konstituive të Kuvendi, konsultim me përfaqësues të partive politike.

 “Kam nevojë që së bashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike në një sallë që duhet të ma siguroj sekretari, që të konsultohemi se si të vazhdojmë tutje. Ju ftoj përfaqësuesit e partive politike që të konsultohemi, që të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, ligjore ose kushtetuese”, ka thënë Dehari.

Seanca e parë për konstituimin e Kuvendit u mbajt dy ditë më parë (15 prill) ku dështoi miratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, pasi 52 deputetë votuan pro raportit, 46 ishin kundër, ndërsa 11 abstenuan – numra këto të pamjaftueshëm për miratimin e dokumentit.

The post Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, mbledhja e radhës më 19 prill appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82097
Vendoset sot “fati” i Kuvendit të Kosovës, opozita konfirmon praninë në seancë https://www.rtsh-shkodra.live/vendoset-sot-fati-i-kuvendit-te-kosoves-opozita-konfirmon-pranine-ne-seance/ Thu, 17 Apr 2025 10:24:27 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82004 Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të enjte (17 prill) në orën 12:00 seancën...

The post Vendoset sot “fati” i Kuvendit të Kosovës, opozita konfirmon praninë në seancë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të enjte (17 prill) në orën 12:00 seancën vendimtare për konstituimin e legjislaturës së re.

Pjesëmarrja e partive opozitare – LDK, PDK dhe AAK – është konfirmuar, por mbetet ende e paqartë nëse do të votojnë raportin për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje për veprim të përgjegjshëm, duke i kujtuar deputetëve se janë zgjedhur për të themeluar institucione, jo për t’i bllokuar ato.

Në reagimin e saj institucional, ajo citoi edhe Gjykatën Kushtetuese, e cila thekson se asnjë normë e Kushtetutës nuk mund të interpretohet si mjet për bllokim politik.

“Në të njëjtin Aktgjykim, Gjykata gjithashtu sqaron se: ‘asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në atë mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”, duke theksuar gjithashtu se qëllimi i Kushtetutës sonë është themelimi i shpejtë i institucioneve”, ka theksuar ajo.

Nëse raporti kalon, deputetët do të mund të betohen, ndërsa Kuvendi do të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e tij – hap ky drejt formimit të institucioneve të reja.

Por a do t’i ketë numrat partia fituese për të formuar qeverinë? Kjo pyetje mbetet ende pa përgjigje.

The post Vendoset sot “fati” i Kuvendit të Kosovës, opozita konfirmon praninë në seancë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82004
Meloni bisedë telefonike me von der Leyen para takimit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump https://www.rtsh-shkodra.live/meloni-bisede-telefonike-me-von-der-leyen-para-takimit-me-presidentin-e-shba-se-donald-trump/ Wed, 16 Apr 2025 13:57:59 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81960 Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen patën një...

The post Meloni bisedë telefonike me von der Leyen para takimit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen patën një tjetër bisedë telefonike të martën përpara takimit me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave italiane, një zëdhënës i Komisionit tha se von der Leyen dhe Meloni kanë qenë “në kontakt të rregullt” përpara vizitës, duke shtuar se, ndërsa negocimi i marrëveshjeve tregtare është kompetencë ekskluzive e KE-së, të gjitha kontaktet ishin të mirëseardhura pasi Trump njoftoi tarifat e tij.

Meloni, liderja e partisë së krahut të djathtë Vëllezërit e Italisë (FdI), ka marrëdhënie miqësore me Trump dhe flitet për të vepruar si një “urë” midis Evropës dhe SHBA-së.

Ne nuk do të japim asnjë deklaratë specifike, por mesazhet janë në përputhje me atë që u tha në ditët e mëparshme. Kështu ata e kanë koordinuar këtë vizitë. Siç e dini, ne e kemi thënë tashmë disa herë se çdo kontakt me administratën amerikane është i mirëpritur. Këtë e tha edhe vetë presidentja. Sigurisht që fuqia negociuese i takon Komisionit, por kontaktet dhe kontaktet janë jashtëzakonisht pozitive dhe kështu presidenti dhe kryeministri folën më së miri nga Komisioni Evropian.”- një zëdhënës i Komisionit.

The post Meloni bisedë telefonike me von der Leyen para takimit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81960
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni në zemër https://www.rtsh-shkodra.live/presidenti-i-italise-sergio-mattarella-shtrohet-ne-spital-i-nenshtrohet-nje-operacioni-ne-zemer/ Wed, 16 Apr 2025 11:18:31 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81862 Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella është shtruar mbrëmjen e sotme (15 prill) në një spital...

The post Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni në zemër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella është shtruar mbrëmjen e sotme (15 prill) në një spital në Romë ku i është nënshtruar një operacioni për implantimin e një stimuluesi kardiak.

Sipas burimeve nga mediat italiane,  bëhet fjalë për një ndërhyrje të planifikuar që nuk shkakton asnjë shqetësim.

Kreu i shtetit qëndroi plotësisht aktiv deri në fund. Vetëm pak orë më parë ai kishte pritur në kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spaji.

Ndër të parët që komentoi ishte Presidenti i Senatit Ignazio La Russa në rrjetet sociale: “Hajde President, kthehu së shpejti. Ju presim”.

Ndërsa kryeministrja Meloni tha se “Italia e pret së shpejti, me forcën dhe përkushtimin e tij.”

Po ashtu politikanë të shumtë italiane i kanë uruar Presidentit Mattarella urim sa më të shpejtë.

“Eja President, të gjithë me ty”, shkruan Matteo Renzi në X.

The post Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni në zemër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81862