Bazë armësh në Shkodër / Arrestohet 61-vjeçari, i gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator

policia shkoder 15

Është zbuluar në fshatin Rrencë në Shkodër, një banesë e cila ishte kthyer në një “bazë” ku për llogari të grupeve kriminale mbaheshin arsenal armësh.

Gjatë operacionit të finalizuar “Baruti”, policia gjeti 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Në pranga është vënë pronari i banesës 61-vjeçari, Çezarin Jaku.

Ndërkohë, armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre ose jo për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.