80 vite RADIO SHKODRA – Zëri i qytetit që nuk hesht kurrë

13 maji i 1945 ka shënuar inaugurimi zyrtar të Radio Shkodrës, media e parë e këtij lloji në zonën veriore të vendit dhe e treta radio në Shqipëri, pas Radio Tiranës dhe Radio Korçës. Fillimi i transmetive u mundesua nga një grup inxhinierësh dhe radioteknikësh të talentuar, si Mati Jubani, Ndoc Çikliqi, Zef Shuli dhe të tjerë, të udhëhequr nga inxhinieri kroat, Stane Hjushek.
Ndërsa programacioni dhe ajo që iu përcoll dëgjuesve fal talentit, pasionit dhe përkushtimitë punonjësve ndër vite e bënë këtë media një nga simbolet e qytetit dhe zërin e dashur i qytetarëve shkodranë e jo vetëm.
Historiku i 80 viteve të Radio Shkodrës, që prej shumë vitesh është pjesë e Radio Televizionit Publik Shqiptar u përkujtuan përmes një maratone transmetimi që u realizua nga një prej ikonave të Radio Shkodrës, gazetarja Merita Sokoli Çoba, për të cilën pasioni dhe dashuria për radion nuk njeh moshë.
Falë punës dhe kontributit të brezave të punonjësve dhe drejtuesve, Radio Shkodra, prej disa vitesh, është transformuar në një media audiovizive, e njohur si RTSH Shkodra – një nga katër degët lokale të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Në këtë ditë të 80-vjetorit të themelimit të saj, Radio Shkodra hapi dyert për nxënësit e shkollave të qytetit, të cilët u njohën me historinë dhe traditën e medias së parë në qytetin e tyre.