Zyrtare: Edi Martini, trajneri i ri i Vllaznisë

Edi Martini, trajneri i ri i Vllaznisë

Vllaznia nuk humbet kohë. Pas largimit të trajnerit Thomas Brdariç, të cilit i mbaroi kontrata me skuadrën kuqeblu në fund të sezonit, klubi shkodran mendon menjëherë për sezonin e ri dhe prezanton trajnerin e ri.

Edi Martini, një emër i njohur i futbollit shkodran do të drejtojë skuadrën kuqeblu në sezonin 2025-2026.

50-vjeçari ka spikatur si futbollist me fanellën e Vllaznisë, por Martini ka edhe një karrierë të pasur si trajner, pasi ka drejtuar Teutën, Luftëtarin dhe Vllazninë në elitën e futbollit shqiptar. Martini ka drejtuar për herë të fundit ekipin shkodran në sezonin 2009-2010.