Zyra e Netanjahut: Izraeli goditi radarin në Iran, u përmbajtëm nga sulmet e tjera pas telefonatës me Trumpin

Netanjahut

Zyra e Kryeministrit të Benjamin Netanjahu ka bërë të ditur se Izraeli goditi një prej pikave të radarit në veri të Teheranit të martën, por u përmbajt nga kryerja e sulmeve të mëtejshme pas telefonatës që Netanyahu ka pasur me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Sulmi ndaj Iranit, i cili u nis disa orë pasi armëpushimi duhej të hynte në fuqi, erdhi pasi zyrtarët izraelitë akuzuan Teheranin për shkelje të armëpushimit pasi ishin lëshua disa raketa drejt Izraelit.

Zyra e Netanjahut tha se Trump “shprehu vlerësimin e tij të madh për Izraelin” dhe se ai u zotua të përmbahej nga sulme të mëtejshme.

Nga ana tjetër, Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, Fars, tha të martën se korrespondentja e saj dëgjoi shpërthime në Iranin verior, disa orë pasi Izraeli dhe Irani ranë dakord për armëpushimin.

Korrespondentja e Fars raportoi se një shpërthim u dëgjua në qytetin bregdetar të Babolsar, në veri të Teheranit.

Sipas Fars, automjetet e shpëtimit dhe ambulancat po lëvizin drejt vendit të shpërthimit. Nga ana e tij, autoritetet izraelite thanë se dy raketa balistike iraniane u lëshuan drejt Izraelit afërsisht tre orë pasi armëpushimi i shpallur nga Trumpi.