“Zvicër 2025” në RTSH/ Portugalia luan shanset e fundit, Italia kërkon çerekfinalet
Sot në mbrëmje në “Stade de Genève” në RTSH Sport në orën 21:00 luhet takimi i dytë i Grupit B mes Portugalisë dhe Italisë. Të dy formacionet do të luajnë këtë duel pasi të kenë mësuar rrezultatin e takimit mes Spanjës dhe Belgjikës.
Portugalia do të humbte shpresat për tu kualifikuar nëse mundet me Italinë dhe Spanja merr të paktën një pikë me Belgjikën. Ndërsa Italia do të kualifikohej për në fazën me eliminim direkt nëse mund Portugalinë dhe Belgjika nuk bën të njëjtën gjë me Spanjën.
Komisari teknik i Portugalisë, Francisco Neto, përpara duelit tha: “Nuk mund t’i japim hapësira Italisë në fushë sidomos kur nuk kemi topin në zotërim. Në këtë fazë të lojës kemi vuajtur shumë në takimet e fundit prandaj do të na duhet të bëjmë kujdes duhet të qëndrojmë kompakt dhe të balancuar kur nuk do të kemi topin në kontroll”.
Ndërsa Andrea Soncin, tha: “Portugalia është një ekip që e njohim mirë dhe e dimë se nuk humbet durimin nën presion. Luzitanet dinë se si të shfrytëzojnë kualitetet që kanë në sulm. Mendoj se e kanë përgatitur ndryshe ndeshjen me ne krahasaur me Spanjën”.
Formaacionet e mundshme:
Portugalia: Inês Pereira; Carole Costa, Diana Gomes, Ana Seiça, Catarina Amado, Ana Borges; Tatiana Pinto, Andreia Jacinto, Andreia Norton; Ana Capeta, Diana Silva
Italia: Giuliani; Lenzini, Salvai, Linari; Di Guglielmo, Caruso, Giugliano, Severini, Bonansea; Cantore, Cambiaghi
