Categories: Politikë

Zv.ministrit i Brendshëm: Vetëpastrimi i Policisë po hyn në fazë të re. Sundimi …

Zv.ministrit i Brendshëm: Vetëpastrimi i Policisë po hyn në fazë të re. Sundimi i ligjit në nivel tjetër

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka deklarua se Ministria ka marrë një angazhim për pastrimin e Policisë së Shtetit nga korrupsioni dhe inkriminimi.

Në një deklaratë për mediat, Hodaj thekson se do të goditen personat e inkriminuar apo edhe shkelësit të etikës në Polici që, sipas tij, do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.

“Vetëpastrimi i organizatës së Policisë po hyn në një fazë të re. Për një betejë të suksesshme dhe në dobi të qytetarëve, të cilët meritojnë siguri publike me standardet më të mira, Policia e Shtetit do të jetë një organizatë e shëndoshë dhe e fuqishme në goditjen e paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti. Në këtë kuadër, siç është theksuar nga Ministri i Brendshëm, goditja e elementeve te inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës, edhe brenda radhëve të organizatës së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit”, thotë Hodaj.

Sipas Hodaj gjatë javës së fundit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë përpara përgjegjësisë ligjore një oficer policie në Durrës, i dyshuar për korrupsion.

Po ashtu, edhe në Lezhë, Hodaj thotë se janë marrë masa edhe ndaj disa policëve të cilët kishin lejuar kultivimin e kanabisit.

“Në Durrës, një oficer policie, i dyshuar si i implikuar në korrupsion dhe në përpjekje për të zhbërë luftën e policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Rasti tjetër në Lezhë, ku punonjës të policisë kishin mbyllur sytë përballë kultivimit të bimëve narkotike, tregon se kushdo që kryen vepër penale duke përdorur apo duke u fshehur pas uniformës do të përgjigjet përpara ligjit. Këta individë që përdhosin uniformën, jo vetëm tradhtojnë kolegët e tyre dhe organizatën, por njollosin gjithashtu sakrificën dhe gjakun e atyre qindra dëshmorëve të rënë në krye të detyrës duke i shërbyer qytetarëve dhe shtetit”, shkruan zëvendësministri.

Po ashtu, Hodaj shkton se janë marrë masa edhe ndaj atyre punonjësve që kanë shkelur kodin e etikës.

“Jo më pak i rëndësishëm është zbatimi rigoroz i kodit të Etikës së drejtuesve dhe punonjësve të policisë së shtetit. I afishuar tashmë në çdo komisariat apo drejtori në Shqipëri, ky Kod duhet ti kujtojë të gjithëve se organizata ekziston për ti shërbyer qytetarëve. Jo rastësisht, këtë javë janë zbatuar edhe masa ndëshkuese për shkelje të këtij kodi deri në përjashtim punonjësish dhe kështu do vazhdojë të jetë për këdo që nuk e respekton atë. Në emër të Ministrisë së Brendshme shpreh besimin se, forcimi i bashkëpunimit mes të gjitha hallkave të zinxhirit të drejtësisë, në luftën e përbashkët për goditjen e krimit, do t’i japin Shqipërisë dhe shqiptarëve një nivel akoma më të lartë të sundimit të ligjit. Përfitoj nga rasti që në emër të Ministrisë së Brendshme, të inkurajoj të gjithë qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin punën e Policisë së Shtetit. Angazhimi juaj, me denoncime për raste të shkeljes së ligjit apo shkelje të etikës, do ta bëjnë Policinë një organizatë më të shëndetshme, në zbatim të ligjit dhe garantimit të rendit e sigurisë publike”, shkruan ai.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…

19 hours ago

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

20 hours ago

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

20 hours ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

20 hours ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

21 hours ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

21 hours ago