Zv.kryeministrja Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

Zv.kryeministrja Balluku

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë procesit të votimit në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit politik për parlamentin e ri.

Gjatë fjalës për gazetarët, Balluku i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre  për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm pasi, sikurse ajo u shpreh, “është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për tu bërë pjesë e BE.

 “Drejtuesit politik kanë për detyrë të drejtojnë qarkun e tyre dhe unë kam qenë gjithë ditës e zënë, kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor.”

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, duke vlerësuar punën e kandidatëve të PS-së, përgëzoi sjelljen e tyre shembullore.

Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Kandidatët për deputetë të listës së PD kanë dhunuar gjithçka nga Kodi Zgjedhor duke u futur në qendra, jo vetëm në Fier, por edhe në zona të tjerë. ”, u shpreh Balluku.”

Në përfundim, Balluku i bëri thirrje për të gjithë votuesit, që ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë.

“Sot do doja të them edhe një gjë tjetër. Unë u bej thirrje të gjithë votueseve të herës së parë, pasi kam edhe djalin time, që ka votuar këtu më mua, që të dalin për të votojnë. sepse se këto zgjedhje janë për ta më shumë se për këdo.”