Lajme

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St Jakobshalle në Zvicër po pushtohet çdo ditë e më shumë nga artistët me delegacionet e 37 shteteve pjesëmarrëse në këtë edicion të 69-të të garës së madhe të muzikës europiane.

Ditët janë të mbushura me agjendën e provave të mirëpërcaktuara për çdo artist e grup, me qëllim definimin e çdo detaji skenik. I sheh të enden e rendin holleve të St Jakobshalle, të preokupuar, të emocionuar, sepse orët e ditët po ikin e më 13 maj nis gjysmëfinalja e parë.

Ndryshe nga çdo vit, këtë herë Eurovisioni do të ketë një zonë të dedikuar për qetësinë dhe rehatinë e artistëve, në ato momentet më të vështira të pritjes deri në shfaqjen në skenën e madhe.

E kanë quajtur “Disconnected Area”, ku nuk do të lejohet asnjë filmim, asnjë postim në mediet sociale, asnjë medie e pranishme, sepse kjo do të jetë hapësira e qetësisë dhe paqes aq shumë të domosdoshme. Krejt ndryshe do të jetë zona aty pranë “Connected Area”, ku do të gëlojë zhurma, intervistat, xhirimet… nga gazetarët e blogerët e mbledhur anembanë Europës, që do të komentojnë e analizojnë çdo performancë e artist.

“Shkodra Elektronike”, grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, është kthyer tashmë në kryefjalë të komentimeve në çdo blog të huaj.

Më shumë se yje në skenë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca po vlerësohen si artistë të vërtetë, të jashtëzakonshëm.

Audiencës i ka goditur jo vetëm kënga, ritmi, teksti, byte muzikor unik, por dhe karakteri i dyshes simpatike, origjinaliteti e sinqeriteti i tyre artistik e narrativ.

“Shkodra Elektronikë” po i tërheq pak e nga pak të gjithë në “Zjerm”-in e tyre, rreth të cilit po duan të gjithë të hedhin valle, të këndojnë e të arratisen nga bota e egër e të ëndërrojnë atë të paqtën e të bukurën, ashtu si Beatriçja në atë njëminutëshin, në këngën që po bëhet refreni i të gjithëve… Shndrit, shndrit… këndojnë të gjithë, edhe ata që nuk dinë shqip. Ndërsa e kërcejnë lehtësisht ritmin e tribalit elektronik, me ato fintet që Beatriçja i çliron aq me elegance prej vetit… ashtu e veshur në të kuqen e zjarrit, në të kuqen e Rozafës së legjendës, që duart e nënës Irina Dema kanë qëndisur mbi trupin e së bijës, duke sjellë në skenë një pjesë të Shkodrës e të historisë që ne e duam të gjithë, e që të huajt i tërheq si me magji prej mistikës që mbart ndër shekuj.

Blerti Delija

Recent Posts

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

48 minutes ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

51 minutes ago

PSG-Arsenal i besohet Feliks Zvajer, precedentët me të dy klubet

UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe…

56 minutes ago

Zgjedhja e Papës së ri, 133 kardinalë mblidhen në Vatikan për konklavë

133 kardinalë të moshës mesatare 70 vjeç, dhe shumë prej të cilëve të zgjedhur nga…

57 minutes ago

Kosovë- LDK refuzon koalicionin qeverisës me Albin Kurtin, Abdixhiku propozon qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për koalicion…

1 hour ago

Lisha: Gratë dhe të rinjtë, në qendër të programit tim / Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër takim me punonjëset e një fasonerie

Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në…

2 hours ago