Zjarret në Vaun e Dejës – Shkjau: Situatë pozitive në pyje, por pakujdesi nga banorët në rrethina

Bashkia e Vaut të Dejës këtë vit ka patur raste të reduktuara zjarri veçanërisht në pyje.
Jo për shkak të monitorimeve të vazhdueshme, por edhe ndërgjegjësimit. Nuk ka ndodhur e njejta situatë me zonat përrreth bashkisë në të cilat rastet e zjarrit kanë qënë të shumta.
Drejtori i pyjeve dhe mjedisit, Vehbi Shkjau, tregon se pjesa më e madhe kanë ardhur nga pakujdesia, pas krasitjes së pemeve ndezin zjarr për t’i djegur.
Vitet e shkuara, Vau i Dejës është përballur me zjarre, që kanë sjellë shkrumbimin e dhjetëra hektarë pyje, veçanërisht në Vig Mnelë dhe Shllak.