Zjarret, Emergjencat Civile: Të identifikuara 24 vatra, të shuara të gjitha. Digjen 2 banesa

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.
Në një përditësim lidhur me situatën, Emergjencat Civile bëjnë me dije se në total janë djegur 9 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në fshatin Frakull të Fierit. Po ashtu, nga flakët janë djegur edhe 2 banesa, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencës, ditën e sotme (1 korrik) pritet rrezik i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera, rrezik i moderuar.