Zjarret ekstreme që po sfidojnë ekosistemet, shkatërrim dhe rigjenerim në balancë delikate

Zjarret ekstreme që po

Zjarret masive që përfshinë Kaliforninë gjatë janarit 2025 shkaktuan dëme të jashtëzakonshme, duke djegur mbi 40,500 hektar tokë me një sipërfaqe prej 164 km². Përveç shkatërrimeve në banesa dhe infrastrukturë, ndikimi në mjedis dhe ekosisteme është po aq shqetësues. Erërat me shpejtësi deri në 144 km/orë përshpejtuan përhapjen e flakëve, duke transformuar zonat e gjelbra në zona të djegura.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmërojnë se zjarret në pyje po bëhen gjithnjë e më intensive dhe të gjata, duke rritur rrezikun për erozion të tokës dhe dëmtim të habitatit natyror. Kur bimësia digjet, toka humbet mbulimin e saj mbrojtës dhe bëhet e ndjeshme ndaj gërryerjes dhe rrëshqitjes, gjë që përkeqëson situatën edhe pas flakëve.

Megjithatë, zjarret nuk janë vetëm një forcë shkatërruese. Në shumë ekosisteme, përfshirë ato të Kalifornisë, zjarri ka një rol ekologjik thelbësor. Ai çliron lëndë ushqyese nga materiali organik i vdekur dhe i nxjerr ato më shpejt në tokë, duke ndihmuar në rigjenerimin dhe pasurimin e biodiversitetit. Zjarret e kontrolluara dhe të menaxhuara janë përdorur prej dekadash si një mjet natyral për të ruajtur shëndetin e pyjeve dhe për të parandaluar akumulimin e materies së thatë, që në të ardhmen mund të shkaktojë zjarre shumë më të mëdha.

zjarr1 1

Por ndryshimet klimatike kanë sjellë një rritje të zjarreve ekstreme, siç dëshmoi dhe zjarri historik në Greqi në gusht 2023, që dogji mbi 810 km². Temperaturat e larta dhe thatësira e theksuar e kthyen bimësinë në lëndë djegëse të lehtë, duke bërë që zjarret të përhapen me shpejtësi dhe të jenë shumë më të vështira për t’u kontrolluar citon National Geographic.

Kjo rritje e frekuencës dhe intensitetit të zjarreve ka pasoja serioze jo vetëm për mjedisin, por edhe për njerëzit që jetojnë pranë zonave pyjore. Rigjenerimi i pyjeve mund të vonohet, cilësia e ujit mund të përkeqësohet për shkak të erozionit, dhe habitatet natyrore mund të shkatërrohen, duke kërcënuar biodiversitetin dhe ekuilibrin ekologjik.

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e zhvillimit të politikave të forta për menaxhimin e zjarreve, përfshirë zjarret e kontrolluara, përgatitjen dhe përgjigjen ndaj emergjencave, si dhe masat për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.