Categories: AktualitetLajme

Zjarret e qëllimshme, Balla: Krimi dënohet me 15 vite burg

Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të zjarreve në Kavajë dhe Rrogozhinë. Bardhyl Haxhini, 60- vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore.

Zija Saliu, 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj, i dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa, si dhe u dogjën parcela  të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutore dhe sipërfaqe pyjore, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj.

Lidhur me arrestimet ministri Balla tha se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim. Policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim. Më tej ministri apelon të gjithë qytetarët, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve – Kadija: Në Shkodër morën pjesë 1231 nxënës

1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…

3 minutes ago

Kampionët kuqeblu në “Studio Sport” – Futbolli i vajzave, futsala dhe turneu botëror i futbollit IPA, në fokus

Emisioni “Studio Sport”, që transmetohet si zakonisht çdo të mërkurë, ora 20:30, këtë radhë ka…

7 minutes ago

Osteoporoza, sëmundja e heshtur e kockave – Parandalohet me kontroll dhe kujdes të përditshëm

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të heshtura, por më të rrezikshme që prek kockat.…

28 minutes ago

“Kërkoj vrasës për nënën” – Premiera e dramës vjen në Teatrin Migjeni, më 25 dhe 26 maj

Teatri “Migjeni” në Shkodër sjell për publikun premierën e veprës dramatike “Kërkoj vrasës për nënën”,…

35 minutes ago

Ruajtja e trashëgimisë  në zonat rurale – Promovohet në UNISHK botimi i katër studiuesve Italian për zhvillimin rural

Në ambientet e Universitetit të Shkodrës është promovuar sot botimi me titull “Përforcimi i trashëgimisë…

38 minutes ago

UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Grima publikon listën

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations…

46 minutes ago