Zjarr në servis në Kurbin, digjen dy automjete dhe goma

Kurbin, djegien

Një zjarr ka rënë në një servis në Kurbin, ku për pasojë janë shkaktuar edhe dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës, në fshatin Shullaz, Kurbin, ku zjarri ka shpërthyer në një objekt biznesi (servis) në pronësi të shtetasit K. Ll., 48 vjeç, banues në Kurbin.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.