Zjarr në repartin e mobiljeve – Nuk ka të lënduar, policia po punon për përcaktimin e shkakut

digjet shtepia

Një repart mobilerie u përfshi nga flakët.  Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugicën e “Koplikëve” , në qytetin e Shkodrës, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilerisë.

Në vendin e ngjarjes mbërriten shërbimet zjarrfikëse,  të cilët punuan për izolimin e flakëve.

Por,  falë ndërhyrjes në kohë të shpejtë të trupave zjarrfikëse, u bë e mundur neutralizimi i flakëve dhe më pas shuarja e tyre.

Si pasojë e zjarrit nuk ka  persona të lënduar, vetëm dëme materiale në ambjentet e mobilerisë.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq,  grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.