Zhvillohet stërvitja ushtarake e batalionit të këmbësorisë të Vaut të Dejës

ushtaret vau dejes

ushtaret vau dejes

Forcat tokësore të ushtrisë shqiptare po tregojnë përgatitje të lartë për të marrë pjesë në misionet ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi të hënën (18 shtator) zhvillimin e stërvitjes ushtarake “Mnela-23”.

image 21

Trupa e batalionit të këmbësorisë të Vaut të Dejës testuan kapacitetet e tyre operacionale, duke zhvilluar të gjitha fazat – nga dislokimi, te shpëtimi dhe deri te situatat në fushën e simuluar të luftës.

image 22

Ministri Peleshi është shprehur më parë se ushtria shqiptare është e aftë të kryejë misione operacionale, luftarake, brenda dhe jashtë vendit në misione në kuadrin e NATO-s, BE-së, Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera ndërkombëtare.

image 23