Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të qendrueshëm në qarkun e Shkodrës ishin temë diskutimi në workshop-in “Zgjidhje inovative për turizëm të qendrueshëm”.
Qëllimi i organizimit të tij është krijimi i një platforme bashkëpunimi midis aktorëve të lidhur me fushën e turizmit.
Turizmi dhe zhvillimi i tij ka përpara disa sfida dhe adresimi i duhur i tyre është me rëndësi për të ardhmen.
Ky është viti i katërt i organizimit të workshop-it nga Departamenti i Turizmit të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.