Zhvillimi historik e arkitekturor i Shkodrës / Arkitektë, inxhinierë, urbanistë, zhvillojnë takimin e parë të përbashkët
Qendra historike e qytetit, monumentet e kulturës si dhe plani i zhvillimit, bënë bashkë, në takimin e parë të këtij lloj, arkitektë, inxhinierë, urbanistë dhe intelektualë në Shkodër.
Arkitekti Zef Cuni tha se qëllimi është ngritja e zërit dhe dëgjesat e hapura.
Zejnepe Dibra, inxhiniere ndërtimi në profesion, u fokusua tek qendra historike e qytetit, nevoja për të ndaluar rreptësisht ndërtimet aty si dhe rikthimi i monumenteve të kulturës në sheshet e qytetit.
Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit theksuan se kjo tryezë e parë përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të përbashkët dialogu mes profesionistëve dhe institucioneve, me synimin për të mbrojtur identitetin historik të Shkodrës dhe për ta zhvilluar qytetin në mënyrë të qëndrueshme.
