Zgjedhjet parlamentare, voton presidenti Bajram Begaj: Qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Armanda Begaj kanë votuar për zgjedhjet parlamentare.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Begaj i bëri thirrje qytetarëve që të shprehin lirisht vullnetin e tyre, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Po ashtu, Begaj ka bërë thirrje edhe për një proces të qetë numërimi, që do të vijojë pas përfundimit të votimit.
“Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendin dhe demokracitë,. Kjo ditë sot ka një rëndësi të veçantë për shkak se kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE, për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo duhet të jetë një ditë gëzuar ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion, por me përgjegjshmëri që zëri i tyre të dëgjohet. Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe numërimit”, u shpreh kreu i shtetit.