Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në votime mbi 27% deri në orën 15:00, prin Zveçani  

votime mbi 27%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka njoftuar se dalja në zgjedhjet parlamentare ka arritur mbi 27% deri në orën 15:00. Pjesëmarrja është më e lartë në Zveçan, me 46.11%, ndërsa më e ulët është regjistruar në Leposaviq, me vetëm 1.12%.

Ky nivel i pjesëmarrjes tregon një rritje të ngadaltë gjatë ditës, dhe pritet që të vazhdojë të rritet deri në përfundimin e procesit zgjedhor, që mbyllet në orën 19:00.